Shotani Rent a Car, është themeluar dhe vepron nga viti 2001 në prishtinë, duke mundësuar shërbimet më të mira dhe më të lira në treg per klientët e tijë.
Rent a Car ”SHOTANI” është themeluar në vitin 2001, me seli në qytetin e Prishtinës.
Fillimisht ka funksionuar me një numer të vogël të veturave, duke u ofruar shërbime klientëve. Mirëpo, falë profesionalizmit dhe përkushtimit për një periudhë shumë të shkurtër, u zhvillua në një kompani më të madhe në treg.
Duke pasuruar flotën me shumë e shumë vetura të tjera, nga modelet më të fundit dhe duke i parë kërkesat e klientëve dhe nevojën për të pasur një flotë sa më të pasur, në fillim të vitit 2005 Rent a car SHOTANI ngriti numrin e automjeteve në 70. Në këtë mënyrë bën të mundur që kërkesat e klientëve të plotësohen dhe ata të ndjehen të kënaqur.
Sot kompania jonë ofron shërbimet edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku aty për hir të klientëve tanë kemi hapur zyrën tonë për të qenë në hap me trendet, dhe për t’ju mundësuar klientëve qasje më të shpejtë mbi shërbimet tona.
Gjithashtu kemi bërë të mundur sistemin e rezervimit përmes email adresës ,telefonit dhe rrjeteve sociale. Llojllojshmëria e modeleve të veturave mundëson plotësimin e kërkesave të të gjitha shtresave. Punojmë 24/7 dhe ofrojnë shërbime të shpejta.